ERE pezullon vendimin për vendosjen e fashës mbi 800 kwh/ Ku do shkojnë fondet e BE-së?

Pasi kryeministri Edi Rama si dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, konfirmuan se nuk do të ketë vendosje fashe,

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike në mbledhjen e radhës vendosi që të pezullojë vendimin për vendosjen e fashës për çmimin e energjisë elektrike mbi 800 kWh.

ERE ka rrëzuar vendimin e datës 7 tetor të këtij viti ku  vendosi që për çdo kilavat të harxhuar mbi 800 kWh do të paguhej me 42 lekë.

 Por,në 3 Nëntor në Samitin e Berlinit, Von der Leyen në konferencën për shtyp ka deklaruar se komisioni do të japë një paketë të konsiderueshëm mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, 1 miliard Euro në grante. Kjo paketë mbështetje do të miratohet në Dhjetor dhe do të vihet në dispozicion në Janar.

“Kjo krizë e pashembullt kërkon veprime dhe hapa të pashembullt.  Kam kënaqësinë të deklaroj që komisioni do të japë një paketë të konsiderueshëm mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor 1 miliard Euro në grante dhe ka dy pjesë të ndryshme. Pjesa e parë është 500 milion Euro në grante si një mbështetje e menjëhershme financiare për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i vënë ato në një pozitë që në një afat shumë të shkurtër t’i mbështesim familjet në nevojë dhe bizneset në nevojë.

Kjo paketë mbështetje do të miratohet në Dhjetor dhe do të vihet në dispozicion në Janar, brenda një afati shumë të shkurtër. 500 milionshi tjetër i eurove në grante do t’u kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë. Këto janë kryesisht në gaz dhe ndërlidhjes së energjisë elektrike për të patur një rrjet të përbashkët e në lidhje në rajon me BE dhe është me shumë rëndësi edhe theksi tek investimet te energjia e ripërtëritshme sepse kjo na jep energji të pastër dhe na krijon vende të mira pune në vendet tona. Po ashtu edhe masa për efikasitetin e energjisë.”

Pra, ku do shkojnë këto fonde? 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here