Shikojeni mirë këtë portret, është ai në trend…

Nga Evanthi PANGO

Së pari do doja të thoja se, nuk do të inkurajoja kurrë të komentohej mbi portretin e një njeriu, dhe as shpërndarjen e fotove, por, meqënëse personi në foto ka guximin vë dorë mbi të moshuarit e të dobëtit, po ja lejojmë vetes ta komentojmë…është më e pakta.

Shikojeni mirë këtë portret, është portret i parë rëndom vitet e fundit ndër SHQIPTARI, mund ta quajmë…në trend. Dhe jo, nuk e kam as për ngjyrën e flokëve, as për vetullat dhe as për make-upin, (mund të ishin të verdha, të kuqe, etj) por për çfarë përcjell…ligësi, fallcitet.

Është nga ai portreti që nuk e di ç’pjesë tonën na ka zgjuar që është përhapur në masë,duke i lënë vend DEMONIT të futet brenda. Nuk di kush u ka thënë që sa më i/e ligë të jesh dhe të bësh, sa më tallës, sa më i/e fortë, sa më i/e shpërfytyruar, sa më i/e rëndë medemek, aq më shumë do pëlqehesh dhe respektohesh. Një marrëzi që s’dihet kur do marrë fund?!

E servirin mediat? E qartë që po, por kjo është temë tjetër…

Është nga këto portretet që na dalin çdo ditë përpara syve, që ndien që ka diçka që nuk shkon kur i ke afër, që kur të shohin në sy, i kanë të zinj sterrë(në energji), ose zakonisht nuk të shohin fare në sy…nga këta portretet që këtë dekadën e fundit janë në trend, dhe larg o zot, po respektohen…

Eh, mos të habitemi pastaj që, kur i dalin filmime të tyre të fshehta, nxjerrin çfarë kanë në brendësi, sepse në fakt, e kemi patur gjithnjë përpara syve, duhet thjesht ta “shikojmë” e ta besojmë që ndonjëherë:

ËSHTË PIKËRISHT ASHTU SIÇ DUKET!

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here