Ka vende ku…gazetarët vriten për Misionin!

Nga Evanthi Pango

Sot është Dita Ndërkombëtare e Ndalimit të Krimeve kundër gazetarëve! Po po, krimeve! Ka vende ku gazetarët, jo vetëm fyhen, kërcënohen, përdhunohen, kanosen, por, kur vazhdojnë me kokëfortësi të kryejnë misionin e tyre të shenjtë, edhe vriten.

Sipas shifrave zyrtare, në më shumë se një dekadë, 1500 gazetarë janë vrarë, 37 këtë vit në Rusi, vetëm nga regjimi i Putini-t.

Ka vende ku… të bësh gazetari nuk është shaka, është mision, mbinjerëzor madje, do mposhtësh Makinerinë e Pathyeshme të Propagandës. Ky mision, që supozohej të ishte i tillë për këdo, nuk vlen për vendin tonë, ku ëndrrat e të rinjve që projektojnë veten si gazetarë, “prishen” dhe gllabërohen nga Mediat e Mëdha të Pushtetit, që e vetmja gjë që të mësojnë, është se si të mos bësh Gazetari, se si të mos informosh, por të gënjesh, mashtrosh, servilosesh. Si të krijosh një imazh për t’u shitur, por jo për të dhënë! Si të shfrytëzohesh pa arritur as rrogën minimale etj, etj.

Ka vende ku…ah e di ç’po mendoni, që edhe Shqipëria është një vend i tillë…ndoshta, por mungojnë këta gazetarë, ata të Misionit pra, jo ata të Emisionit!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here