Rusët nisin sulm masiv në Ukrainë

Forcat ruse kanë nisur një “sulm masiv” ndaj strukturave energjetike të Ukrainës: Presidenca e vendit e pohon këtë. “Më shumë se 50 raketa lundrimi” u hodhën në Ukrainë sot nga forcat ruse, tha ushtria ukrainase. Forcat ukrainase rrëzuan 44 nga më shumë se 50 raketat e lëshuara nga rusët në infrastrukturat kritike të vendit në orët e para të ditës së sotme, shkruan komanda e forcave ajrore ukrainase në Telegram, siç raporton Ukrinform.

Një raketë e rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ukrainase goditi territorin e Moldavisë mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar dëme, por nuk pati viktima. Transportuesi u rrëzua pranë fshatit Naslavcha, në veri të vendit, pranë kufirit me Ukrainën. Kjo është raportuar nga Ministria e Brendshme e Moldavisë e cituar nga agjencia ruse Ria Novosti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here