“Zoja e Fitores”, Si u shfaq Shën Maria në fshatin Kuç gjatë Luftës Italo-Greke (historia)

Më 28 Tetor 1940 Italia fashiste e Musolinit sulmoi Greqinë duke kaluar nga territori i Shqipërisë që asokohe ishte pjesë e Mbretërisë Italiane, pas përgjigjes së famshme “JO” që kryeministri helen i dha Musolinit kur ky i fundit i kërkoi të dorëzohej tek ai ndryshe do niste pushtimin e Greqisë. Kjo ngjarje shënoi përfshirjen e Ballkanit në Luftën II Botërore! Fakti i mësipërm gjithashtu sqaron përse ende Greqia nuk heq Ligjin e Luftës kundrejt Shqipërisë!

 

“Në fshatin Kuç, midis Vlorës dhe Tepelenës së Shqipërisë gjatë Luftës Italo – Greke, më 1940, një darkë kur po hanim një vakt në errësirë,

dëgjuam lajmin e mëposhtëm:

Shën Maria iu shfaq një rreshteri grek, i cili kujtoi se ishte grua shqiptare bashkëpunuese e italianëve dhe u mat ta qëllonte me revolen e tij.

Ajo ngriti pëllëmbën e saj

për ta ndaluar dhe i tha:

”Mos qëllo. Unë kam një lajm për ju: Për Pashkë do jeni në shtëpitë tuaja”

Menjëherë  u dha një urdhër për të ndërtuar një kishë në vendin ku u shfaq Virgjëresha, ose më mirë të riparohej një mulli i rrënuar.

Mullinjtë në Shqipëri janë ndërtesa katrore për të bluar misër.

Më sugjeroi komandanti për të pikturuar murale,

por ishte shumë e vështirë.

Ai vend sulmohej nga ushtarët italianë dhe unë kisha shumë frikë.

Megjithatë pranova të bëja katër ikona vetëm nëse gjendeshin katër dërrasa.

Bojëra kishte sjellë Kapiteni im,

i cili shpresonte se unë mund të pikturoja skenat e betejave.

Këto bojëra kishin shërbyer për të kamufluar nikelet e makinës së komandantit, dhe me vonë,

për të bërë disa portrete

të kapitenit, i cili kishte shpirt artistik.

Pas shumë kërkimesh u gjet më në fund një kapak i pa prishur i një arke muncioni.

Unë pikturova mbi atë kapak një ikonë dhe e titullova “Zoja e Fitores”,

duke pasur si model një Virgjëreshë Mari të pikturuar keq në fletat tona të shërbimit ushtarak.

Kur mbaroi të gjithë ushtarët e admiruan atë dhe një kapiten po më bënte pazare për të bërë të njëjtën gjë edhe për kishën e Korfuzit.

Komandanti i batalionit qëndronte larg shtëpive ku jetonim në një çadër të kamufluar degë peme.

Ai dërgoi një motoçiklist, një tip shumë king të më çonte te çadra.

E mora ikonën me vete e hipa në motoçikletë.

Ndërsa po shkonim te komandanti, ca ushtarë nga Arta kishin bllokuar rrugën, të cilët kishin fushuar aty dhe kishin marrë vesh për ikonën e sapo bërë.

Tashmë, puna ime modeste,

që ende nuk ishte tharë, kishte fituar famë mrekullibërëse.

Asokohe u dëgjua alarmi. Domethënë një ushtar i ra borisë.

Unë dhe motoçiklisti u shtrimë direkt barkas, por asnjë Artinjot nuk bëri të njëjtën gjë.

“Hajde, shoku,” tha njëri, “Ikona e Virgjëreshës na mban në këmbë!”

Ikona shfaqte Virgjëreshën Mari me Krishtin dhe në fund mrekullitë e saj.

Në të majtë rreshteri i cili matet të qëllojë Virgjëreshën Mari dhe në të djathtë ushtarët që shkojnë të ndërtojnë mullirin për ta bërë kishë.

Kapiteni, pasi i dorëzova ikonën, thirri berberin të më rruaj dhe i tha një togeri të më bënte një foto mua me ikonën së bashku.

Kur u ktheva pas luftës në Athinë ma kanë dorëzuar këtë foto.”

 

P.S.

Yannis Tsarouchis 13 janar 1910 – 20 korrik 1989) ishte një piktor grek.

I lindur në Pire, ai studioi në Shkollën e Arteve të Bukura të Athinës (1929–1935), ku u njoh me ikonografinë bizantine, ndërsa studioi edhe arkitekturën popullore dhe zakonet e veshjes. Ai drejtoi lëvizjen për futjen e traditës greke në pikturë.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here