Rikthehet Covid dhe grip njëkohësisht?

“Një valë e re rastesh Covid pritet në javët në vijim” e lidhur me nënvariantet e reja të Omicron. Pandemia nuk ka mbaruar ende”. Kështu deklaroi kreu i strategjisë së vaksinimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), Marco Cavaleri. “Javën e kaluar varianti Omicron BQ1 u identifikua në të paktën 5 vende” në Evropë dhe “ECDC parashikon që varianti BQ1 dhe nënvarianti i tij BQ1.1 do të bëhen dominuese nga mesi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit. Nuk dihet ende nëse do të jetë më i transmetueshëm apo do të shkaktojë një sëmundje më të rëndë se variantet BA4 dhe BA5, por ajo që dihet është se ka një aftësi më të madhe për t’i shpëtuar imunitetit të dhënë nga vaksinimi, nga infektimi me Covid apo nga antitrupat. monoklonale të disponueshme».

“Covid dhe gripi pritet të qarkullojnë njëkohësisht në vjeshtë dhe dimër.  Fushata të përbashkëta vaksinimi janë duke u zhvilluar në shumë vende evropiane dhe ne ftojmë qytetarët e përshtatshëm të përfitojnë prej tyre”. Kështu deklaroi kreu i strategjisë së vaksinimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), Marco Cavaleri, duke theksuar se “njerëzit vulnerabël do të jenë në rrezik më të madh”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here