Rishi Sunak: Kryeministri i ri i Anglisë

Anglia ka kaluar dhe ka parë shumë, si dhe ka vuajtur shumë në periudha të caktuara të historisë, por jo kaq sa sot. Nga Anglia e Rikard Zemërluanit, tek  Anglia e Rishi Sunak janë mbi 1,000 vite histori. Por këto 1,000 vite pothuajse janë shkatërruar dhe harruar për shumë arsye dhe një nga këto është dhe zgjedhja e parë në Histori, e  një kryeministri jo  të Krishterë në krye të mbretërisë ishullore. 

Rishi Sunak, nuk ka për tu betuar  dhe nuk do betohet mbi Bibël, por mbi librin Hindu të Bhagavad Gita, ashtu si në 2,015 kur u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve. Rishi  Sunak është një hindu praktikues, dhe  është shprehur duke thënë: 

Trashëgimia ime fetare dhe kulturore është indiane. Me krenari them se jam hindu dhe identiteti im është gjithashtu hindu. Duke folur për BBC, Sunak tha: Besimi është i rëndësishëm për mua, unë jam një hindu. Në të njëjtën kohë, ai e përshkroi Britaninë, duke e quajtur, një vend laik.

Rishi Sunak është i martuar me Akshata Murthy, vajzën e një miliarderi hindu dhe pasuria e tyre llogaritet mbi 730 milionë lira angleze duke ia kaluar kështu edhe monarkut të ri Charles II.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here