Votimi historik mbi projekt-ligjin për privatizimin e industrisë së energjisë në Kongresin Meksikan u shënua nga grushta, debate të nxehta dhe një striptizë e kongresmenit të majtë i Partisë së Revolucionit Demokratik.
Duke mbetur vetëm me një palë të mbathura të zeza, ligjvënësi akuzoi partinë në pushtet se ka varfëruar asetet e vendit duke nënshkruar privatizimet e telekomunikacionit.
“Kështu po e zhvishni kombin, ku është përfitimi? Sa e turpshme! Por lakuriqësia ime nuk më turpëron!”
Megjithëse e ekzekutuar mirë, zhveshja e Conejo nuk funksionoi. Propozimi për hapjen e industrisë së naftës u miratua dhe Meksika tani po pret miratimin e 17 prej 31 shteteve të saj përpara se të vendoset përfundimisht.
Edhe në momentin që po bëhej votimi, anëtarët e partisë së tij bërtisnin dhe mbanin parulla duke thënë: “Atdheu nuk shitet! Atdheu nuk shitet!