Liz Truss dha dorëheqjen si kreu i Partisë Konservatore pas 45 ditësh dhe do të mbetet kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës. Këtë e bëri të ditur vetë kryeministrja britanike në një deklaratë të shkurtër në Downing Street pas javëve katastrofike në krye të Mbretërisë së Bashkuar.
Kryeministrja britanike Liz Truss njoftoi, së bashku me dorëheqjen e saj, se votimi për pasardhësin e saj do të mbahet deri javën e ardhshme”. Lideri i opozitës britanike, laburisti Keir Starmer, ka bërë thirrje për zgjedhje të menjëhershme. Liz Truss ishte në detyrë si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar për vetëm 45 ditë, mandati më i shkurtër i kryeministrave të Mbretërisë së Bashkuar. I dyti, theksojnë mediat britanike, ishte ai i George Canning, i cili qëndroi në detyrë për 119 ditë para se të vdiste në 1827.
Qeveria “ka arritur rezultate në faturat e energjisë”, si dhe “përvijon një vizion për një ekonomi me taksa të ulëta dhe me rritje të lartë që do të shfrytëzonte liritë e Brexit”. Por “e pranoj se, duke pasur parasysh situatën, nuk mund ta përfundoj mandatin për të cilin jam zgjedhur nga partia konservatore”. Me këto fjalë, kryeministrja britanike Liz Truss njoftoi dorëheqjen e saj duke deklaruar se mori detyrën “në një kohë të paqëndrueshmërisë së madhe ekonomike dhe ndërkombëtare”.