NATO thirrje Aleatëve: Më shumë armë për Ukrainën!

Zyrtari më i lartë i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje aleatëve që të rrisin furnizimet me armë për Ukrainën, veçanërisht sistemet e sofistikuara të mbrojtjes ajrore, pasi Rusia goditi me raketa 19 qytete të Ukrainës në një përshkallëzim të dukshëm të sulmit të saj ndaj civilëve. Raketat vazhduan të godasin Ukrainën dje, megjithëse në numër më të vogël se të hënën.

Zyrtarët ukrainas kërkuan armatim që do t’i lejonte ata të ndërtonin “një mburojë ajrore për Ukrainën”. Në dy ditët e fundit, forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar të paktën 66 raketa lundrimi dhe 40 dronë kamikaze, thanë ata, dhe shkatërruan të gjitha, përveç tetë nga raketat e lundrimit të gjuajtura në Ukrainë dje. Numri i të vdekurve ishte 19 – çuditërisht i ulët, duke pasur parasysh breshërinë, duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e arsenalit të Rusisë.

Udhëheqësit e vendeve të G7, të indinjuar nga përshkallëzimi i armiqësive ruse kundër civilëve, mbajtën një takim virtual urgjent në të cilin ata premtuan më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën dhe paralajmëruan Rusinë për “pasoja të rënda” nëse përdor armë kimike, biologjike ose bërthamore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here