Këmba e tij e mbushur me plumba, arma e tij i ra nga dora, Ernesto “Che” Guevara u dorëzua.
“Mos qëlloni! Unë jam Che Guevara dhe vlej më shumë për ju i gjallë sesa i vdekur, “tha ai ndërsa forcat boliviane të stërvitura nga SHBA u afruan duke e rrethuar atë. Mjeku me origjinë argjentinase dhe udhëheqësi rebel marksist, i cili ndihmoi Fidel Kastron të merrte pushtetin në Kubë, më në fund u kap pas 2,5 vitesh jetese në fshehtësi.
Guevara, lideri gueril i veshur me beretë, i cili kishte udhëhequr skuadrat guerilase pas fitores komuniste në Kubë, kishte dhënë dorëheqjen papritur nga postet e tij qeveritare dhe ishte larguar nga Kuba për të përhapur revolucionin në Afrikë dhe Amerikën e Jugut. Por misionet, përfshirë atë për të ngjallur një kryengritje në Bolivi, ishin të dështuara. Në atë pasdite të 8 tetorit 1967, Guevara u kap rob dhe u dërgua nga ushtarët në një dhome shkolle në qytetin La Higuera në Bolivi, rreth katër milje larg nga vendi ku u kap.
Félix Rodríguez, një operativ kubano-amerikan i CIA-s i paraqitur si një oficer ushtarak bolivian, do ta gjente atë të mbuluar me papastërti brenda asaj shkolle të nesërmen. Flokët e tij ishin me baltë, rrobat e tij ishin të grisura dhe të ndyra dhe krahët dhe këmbët ishin të lidhura. Qeveria e SHBA-së donte që ai të merrej në pyetje, por udhëheqësit bolivianë vendosën që Guevara të ekzekutohej, nga frika se një gjyq publik do t’i ngjallte vetëm simpati. Historia zyrtare do të ishte se ai u vra në betejë.
Rodríguez, i cili ishte i rëndësishëm në kapjen e Guevarës, kishte emocione të përziera në atë kohë, siç e pranoi më vonë në një intervistë. Këtu ishte një njeri që kishte vrarë shumë nga bashkatdhetarët e tij, tha Rodríguez, dhe megjithatë i erdhi keq për të.
Pastaj, ai i tha udhëheqësit të guerilasve se ishte gati të vdiste.
“E pashë drejt e në fytyrë dhe vetëm i thashë. . . . Ai më shikoi drejt e më tha: ‘Është më mirë kështu. Nuk duhej të isha kapur kurrë i gjallë”, kujtoi Rodríguez gjatë një interviste vite më vonë.
Dy burrat shtrënguan duart. “Ai më përqafoi. E përqafova dhe unë!”, tha Rodríguez.
Më pas Rodríguez u largua, duke urdhëruar një ushtar të qëllonte poshtë qafës, sepse kjo do t’i përshtatej historisë zyrtare se Guevara kishte vdekur në luftim.
Fjalët e fundit të Guevarës ishin drejtuar Sgt. Jaime Terán, ushtarit kishte urdhër ta qëllonte, “E di që ke ardhur të më vrasësh”, tha ai. “Gjuaj, do të vrasësh vetëm një njeri.”
Terán qëlloi, duke goditur Guevarën në krahë, këmbë dhe kraharor.
Udhëheqësi gueril, i dashur dhe idhulluar nga shumë njerëz, por i urryer nga të tjerët, si sot, 50 vjet më parë, në moshën 39-vjeçare.
Përpara se Guevara të varrosej fshehurazi në një varr masiv, ushtarët bolivianë shtruan trupin e tij të gërvishtur dhe e ekspozuan për media në fshatin bolivian të Vallegrande. Kufoma e tij u vendos në lavamanin e lavanderisë së spitalit ndërsa fotografët bënin fotografi që më vonë u publikuan ndërkombëtarisht. Komandanti bolivian urdhëroi gjithashtu prerjen e të dy duarve të Guevarës në mënyrë që autoritetet të mund t’i jepnin shenjat e gishtave dhe t’i jepnin Castros prova të pamohueshme se aleati i tij kishte vdekur.
Një raport i Departamentit të Shtetit i 12 tetorit 1967, e përshkroi Guevarën si “taktikantin kryesor të strategjisë revolucionare kubane”, i cili “do të lavdërohet si modeli i revolucionarëve që pati një vdekje heroike.” Ky parashikim u materializua një javë më vonë, kur Castro mbajti një eulogji për një turmë masive popullore në Plaza de la Revolución të Havanës në Kubë.
“Gabohen ata që besojnë se vdekja e tij është disfata e ideve të tij, disfata e taktikave të tij, disfata e koncepteve të tij guerile,” tha Castro, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.
Në 50 vjet që nga vdekja e tij, Guevara është kthyer në një ikonë, jeta dhe vdekja e të cilit janë romantizuar. Xhungla ku u kap dhe shkolla ku u vra janë atraksione turistike. Lavamani mbi të cilin ishte vendosur trupi është kthyer në një memorial. Ekziston një statujë e Guevarës në La Higuera. Më poshtë është fraza, “Shembulli juaj ndriçon një agim të ri”.
Fytyra e Guevarës, me flokët e tij të zinj të dendur, mjekrën e gërvishtur dhe beretën e njohur, është printuar në bluza, mure dhe pankarta.
Ai ishte një udhëheqës i patrembur, i cili, në fund të të 30-ave, vendosi të linte familjen e tij pa ditur se do të kthehej më!