DASHI
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në jetën në çift do jeni më të motivuar për të bërë gjithcka që partneri të ndihet mirë. Atmosfera do jetë e ngrohtë dhe emocionet që do përjetoni do jenë të shumta.
DEMI
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Dielli do ua bëjë ditën më të lehtë dhe më të bukur në dashuri. Jeta në çift do jetë më harmonike dhe më e ngrohtë. Beqarët duhet të përgatiten për një takim shumë të rëndësishëm.
BINJAKËT
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të enjten do kërkoni paqen në jetën tuaj dashurore. Duhet të tregoheni më tolerant dhe të dashur me partnerin. Mos provokoni debate. Beqarët duhet të bëjnë më shumë kujdes më ata që do takojnë.
GAFORRJA
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Sot nuk do jepni maksimumin në dashuri. Megjithatë më mbështetjen e planeteve do keni qëndrueshmëri sentimentale dhe dëshirat do ju realizohen. Mos u shqetësoni.
LUANI
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje personit tuaj të zemrës. Ai do ketë nevojë për një këshillë dhe ju jeni të vetmit që mund t’ia jepni. Beqarët kanë kërkuar shumë një dashuri të bukur dhe sot do kenë shumë mundësi që ta gjejnë.
VIRGJËRESHA
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Të enjten duhet t’i pranoni realitetet edhe pse disa mund të jenë të vështira për ju. Mundohuni të rregulloni konfliktet me partnerin. Jeni ende në kohë duke qënë së situata nuk është alarmante.
PESHORJA
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Neptuni do ua turbullojë pak mendimet në jetën në çift. E vështirë do jetë të gjeni edhe ekuilibrin. Tregohuni më të sinqertë dhe shprehini të gjitha ato që ndjeni.
AKREPI
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Për pjesën më të madhe të çifteve dita e enjte do jetë aktive dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Nga ana tjetër Plutoni do shkaktojë një debat të vogël që do e zgjidhni menjëherë.
SHIGJETARI
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Dëshirat tuaja më të zjarrta edhe mund të realizohen gjatë kësaj dite duke parë pozicionin e mirë që ka Plutoni. Partneri do iu përkedhelë më tepër sesa kohët e fundit.
BRICJAPI
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në jetën në çift duhet të tregoheni shumë të duruar dhe të matur. Shumë shpejt do vijnë edhe momentet që mezi po i prisni. Për beqarët mund të jetë dita e shumëpritur.
UJORI
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Do ketë disa konflikte të vogla në jetën në çift por do rregullohen sa hap e mbyllë sytë. Pjesa tjetër e ditës do shkojë shumë mirë. Çiftet do bëjnë një kthesë të rëndësishme në jetën e tyre.
PESHQIT
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Jeta në çift mund të ketë disa probleme gjatë kësaj dite. Do debatoni ashpër mbi një teme delikate dhe nuk do bini dakord. Lerëni tjetrin të shprehet lirisht.