Arrestohet në Kolumbi “Gucci”shqiptar! E “tradhtoi” tatuazhi!

Ky është momenti i arrestimit të Deniz Klironomit, i njohur me pseudonimin ‘Gucci’.

Ai u vu në pranga në Kolumbi pasi ishte në kërkim nga Interpoli për trafik droge.

Në foto duket se del me kokën lart nga banesa ku po qëndronte në Barranquilla.

Një prej personazheve më të kërkuar të botës së krimit në Europë është arrestuar në Kolumbi.  Ai është identifikuar si Deniz Klironomi, i njohur me nofkën ‘Gucci’ dhe rezulton të jetë pjesë e grupit ‘Los Pachenca’, i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.

Klironomi, shqiptar nga Durrësi, ishte me sinjal të kuq nga Interpoli.

Pas inforamcionit që siguroi në fund të vitit 2020, policia e Dijin se një trafikant droge kishte mbërritur në gjirin verior të Kolumbisë, një skuadër speciale nisi menjëherë punë për të rënë në gjurmët e tij, por sa herë që afroheshin, ai zhdukej sepse ndërronte thuajse çdo muaj vendndodhjen.  Kjo zgjati për 7 muaj derisa policia rrethoi apartamentin në Barranqiulla ku jetonte Klironomi.

Për një javë, 45-vjeçari nuk doli as në dritare derisa efektivët arritën të shkrepin një fotografi të një tatuazhi në krahun e tij të majtë dhe kështu e identifikuan. Ai kërcënoi policët duke paralajmëruar se gjithçka mund t’i ndodhë atyre që do tentojnë ta ekstradojnë. Sipas mediave të huaja, ai porositi njerëzit e tij në Rumani dhe Shqipëri dhe kishte paguar para që të mos e ekstradonin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here