Vendimi për mobilizim i Putin-it: Rezervohen të gjithë fluturimet

Pothuajse të gjitha fluturimet që niseshin nga Rusia u shitën brenda disa orësh pasi Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve. Kështu shkruan The Guardian.

Të dhënat e Google Trends treguan një rritje të kërkimeve për Aviasales, uebsajti më i popullarizuar i Rusisë për blerjen e fluturimeve, pasi njoftimi i presidentit rus ngriti shqetësime se njerëzit e aftë për luftim mund të mos emigronin. Sipas Aviasales, fluturimet nga Moska në Gjeorgji, Turqi dhe Armeni – destinacione që lejojnë rusët të hyjnë pa vizë – u shitën brenda pak minutash nga njoftimi i Putinit. Brenda pak orësh, fluturimet direkte nga Moska në Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan gjithashtu ndaluan së shfaquri në faqen e internetit. Disa rrugë lidhëse, duke përfshirë atë nga Moska në Tbilisi, gjithashtu nuk ishin të disponueshme. Fluturimet më të lira nga Moska në Dubai kushtojnë më shumë se 300,000 rubla (pothuajse 5,000 euro), rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here