Mbështetje sociale e cunguar e qeverisë, ja cilat kategori përfitojnë

Një nga vendimet e qeverisë  sot është  mbështetja sociale për gratë kryefamiljare me dy fëmijë  e më  shumë, si edhe për personat me aftësi të  kufizuar.

Manastriu tha se është miratuar vendimi për rritjen e ndihmës ekonomike, për kryefamiljaret me dy fëmijë apo dhe personat me aftësi të kufizuara.

Ministrja deklaroi sot se janë mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga shtesa e ndihmës ekonomike.

“Asistenca sociale. Kemi bërë 1 tetor dyfishimin e pagës për familjet me ndihmë ekonomike me gratë me dy fëmijë. Rreth 5700 gra kryefamiljare qe dy fëmijë që përfitojnë dyfishin. Për sa i përket familjeve që janë përfituese në tre plus fëmijë kemi bërë dyfishimin nga janari. Kemi dyfishuar pagesën e ndihmës ekonomike për të moshuarit që janë pa pension, plus 65 vjeç.

Dua të ndalem në këtë mbështetje. Janë mbi 64 mijë që do të përfitojnë nga këto masa. Është mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë.

Pas indeksimit me 7.5% për programin e pagesave të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar. Janë 90 mijë që u është indeksuar masa e mbështetjes. Një tjetër vendim sot është marrë në lidhje me mbështetjen për energjinë elektrike për personat që kanë status të aftësisë së kufizuar të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompensimin e energjisë”, tha Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here