Nuk ka asnjë shans që Beogradi të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara, tha të hënën presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Vuçiç do të qëndrojë në Nju Jork deri të premten dhe gjatë qëndrimit atje do të marrë pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Vuçiç tha se Serbia do të përballet me probleme nëse e pranon apo jo anëtarësimin e Kosovës në OKB. “Nëse ne pranojmë, ju nuk do të jeni kurrë në gjendje të largoheni nga OKB-ja. Nëse nuk e bëjmë, ne do të izolohemi. Çdo gjë ka pasojat e veta”, tha Vuçiç.
Propozimi gjermano-francez për një kuadër të ri negociues, i publikuar në mediat shqiptare sugjeron që në vitin 2023, dhjetë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, Beogradi dhe Prishtina duhet të nënshkruajnë një marrëveshje të re normalizimi, ku Serbia do të “pranonte de facto realitetin e një Kosovën e pavarur”, pa e njohur atë zyrtarisht.
Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht në 10 vjet, kur BE-ja mund të jetë gati të zgjerohet dhe të lejojë Ballkanin Perëndimor të hyjë, një marrëveshje e njohjes reciproke do të arrihet si parakusht për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Union.