Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Hëna përballë ju bën të jeni nervoz me ata që ju rrethojnë, veçanërisht me anëtarët e familjes. Kujdes edhe në punë, është më mirë t’i bëni gjërat me qetësi, edhe nëse duhet të ndryshoni një projekt.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Ky është një qiell i mirë për të lindurit e shenjës tuaj, lindin miqësi të rëndësishme dhe zemrat e vetmuara marrin lajme të mira. Ata që kanë pasur performancë të mirë në punë do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhje të shkëlqyera.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Ata që kanë një çështje të hapur në dashuri do të jenë në gjendje të zgjidhin shumë gjëra, me Jupiterin e favorshëm. Kujdes në punë, pasi një person mund t’ju vërë në siklet.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Keni hyrë në një javë të rëndësishme për të bërë zgjedhje dashurie. Në punë do të dëshironi të përfshiheni më shumë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Yje të favorshme, është një javë e rëndësishme për të folur për ndjenjat me gjysmën tjetër. Një gjendje e mirë astrologjike në aspektin profesional, investoni në punë.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Koha për të bërë vlerësimin tuaj të një lidhje dashurie, është një moment i mirë për të kuptuar nëse ia vlen apo jo. Lëreni kohën të kalojë dhe disa probleme do të zgjidhen vetë në punë.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Pasdite stresuese në dashuri këtë të martë. Nëse partneri juaj ju flet vazhdimisht, mund të lodheni. Në punë, disa probleme nuk janë zgjidhur përfundimisht.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Për një rikuperim të përgjithshëm, është koha që ta lini veten të pushtoheni nga një histori dashurie. Në punë ka pasur një krizë, por tani duhet kapërcyer.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Nëse një histori dashurie shkon keq, mund ta rikuperoni, por do të ishte më keq nëse tani mbani një qëndrim rigoroz. Koha e mirë për të nisur projekte të reja në punë.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ditë e qetë dhe pse me këtë Hënë në kah të kundërt. Do të dëshironi të dilni nga një marrëdhënie që shihni se nuk ju përshtatet më. Edhe në punë është një periudhë e lodhshme, merrni gjithçka më lehtë.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Rimëkëmbje e mirë në dashuri, mirë duken gjërat sidomos me Peshoren dhe Binjakët. Në punë disa probleme do të zgjidhen por këtë të martë duhet të flisni për to.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Nëse vini në dyshim një lidhje, duhet ta bëni me kujdes. Situata e përgjithshme në punë nuk është më e mira, ka komplikime.