Mediat kanë raportuar sot për një objekt të vjedhur disa vite më parë në Francë, njërit prej kryebashkiakëve, e që sot është gjendur në Tiranë. Bëhet fjalë për një orë roleks.
Efektivët e policisë së shtetit kanë zhvilluar një operacion në njërën nga argjendaritë në Tiranë ku është zbuluar një orë roleks e vjedhur, si dhe një armë zjarri, kjo e fundit është zbuluar në banesën e pronarit të argjendarisë.
Sipas burimeve, Ora Roleks e një rëndësie të veçantë pasi dyshohet se ajo i është vjedhur njërit prej kryetarëve të bashkive të Francës disa vite më parë, ndërsa përsoni që administron argjendarinë në fjalë e shiste atë në dyqanin e tij.
Ende nuk dihet nëse pronari i dyqanit është vënë në pranga, por as policia ende nuk ka sjellë një njoftim për ngjarjen.