I dërguari i Papës në Ukrainë, kardinal Konrad Krajewski, së bashku me dy peshkopë, një katolik dhe një protestant, dhe i shoqëruar nga një ushtar, ngarkoi furgonin e tij të ndihmave dhe shkoi atje ku “askush nuk hyn”, pasi të shtënat sa vijnë e shtohen.
Grupi u godit nga të shtënat me armë zjarri dhe kardinali, së bashku me të tjerët, duhej të shpëtonte veten:
“Për herë të parë në jetën time nuk dija ku të ikja… sepse nuk mjafton. vraponi, duhet të dini se ku”, tha ai për mediat e Vatikanit duke folur nga Zaporizhia.
Kardinali tashmë është mirë.