Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Ditë energjike do jetë kjo e hënë për te dashuruarit. Shumë gjëra të bukura do ndodhin mes jush dhe partnerit dhe kënaqësitë do jenë te forta. Ditë interesante edhe për ata që nuk janë në një lidhje.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Nëse jeni në një lidhje, kjo e hënë është një ditë e kënaqshme edhe pse jo me emocione aq të forta sa kishit ëndërruar. Ata që nuk janë në një lidhje duhet të tregohen sa më të kujdesshëm.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Ata që janë në një lidhje do kenë arsye plot për të qënë të lumtur. Çdo çast ka për të qënë i mrekullueshëm dhe do ndihen me fat qe janë çift.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Do ndiheni si të plogësht të hënën ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin nuk do jetë aq e mirë sa ju keni ëndërruar. Mundohuni t’i ndryshoni gjërat sa më parë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Ditë e mbushur më momente të bukura do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Nuk do keni as debate dhe as probleme.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Ditë rutine do jetë kjo e hënë për ata që janë në një lidhje. Në disa momente do doni të largoni nga gjithçka dhe të kërkoni emocionet e munguara.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë shumë e trazuar të hënën. Në disa momente mund ta mendoni edhe ndarjen, por nuk do ta hidhni atë hap.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Ne tërësi marrëdhënia në çift do jetë e mirë të hënën, pavarësisht ndonjë mosmarrëveshjeje te vogël që do kalojë sa hap e mbyll sytë. Dashurohuni si ta ndieni më atë që keni në krah.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Dita e hënë do filloje mirë, por në mesditë mund të ndodhin disa mosmarrëveshje të vogla. Mundohuni të jeni më tolerantë dhe t’i pranoni gabimet tuaja. Ata që nuk janë në një lidhje nuk do preferojnë ta ndryshojnë statusin e tyre, por njohje të reja do pranojnë të kenë.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ditë e zakonshme do jetë kjo e hënë për ata qe janë në një lidhje. Nuk do keni asnjë problem me partnerin/en tuaj, por nga ana tjetër asnjeri nuk do ketë nerva për të bërë surpriza.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Do bëni më shumë lëshime ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj ditë dhe marrëdhënia më të do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Të palidhurit do kenë një ditë të mbushur më ngjyra, kënaqësi dhe emocione.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Mundohuni të mos e ndërlikoni marrëdhënien tuaj në çift sot sepse do vijë një ditë kur do pendoheni pafund. Lëreni tjetrin të shpreh lirshëm atë që ndjen.