Të afërm, miq, njerëz nga bota politike dhe artistike i dhanë sot lamtumirën aktores së madhe Irini Papa në një atmosferë emocionuese.
Varrimi i saj u mbajt në Hiliomodi të Korinthisë, vendlindjen e saj, të cilën ajo e donte aq shumë, me një numër të madh njerëzish që u mblodhën për t’i thënë “lamtumirën e fundit”.
Ceremonia mortore u krye në Kishën e Shenjtë të Shën Gjergjit në Hiliomodi, ndërsa trupi i saj do të varroset në varrezat e fshatit, pranë prindërve.
Familja e saj ka kërkuar që në vend të kurorave, paratë t’i ndahen fondacionit “Theotokos” për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe Fondacionit “Shtëpia e Aktorit”.