Skandal në Kosovë/ KMP ndërpret programin , pati dhunë gjatë transmetimit

Në një program televiziv në Kosovë, pas një skandali dhune, Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur për ndërprerjen e transmetimit televiziv. Në programin e quajtur “It’s my home”, pasi u shfaqën skena dhune,  ndërhyri edhe policia.

Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, pronari i televizionit “First Channel”, Valon Maloku.

“Sipas vendimit të KPM-së programi Reality show “It’s my home” ndërpritet menjëherë në transmetimin televiziv”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, një debat i ashpër në këtë reality show, një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor. Në pamjet e publikuara shihet teksa largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte dhe askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Madje, një banore e përkrahi dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”. E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohej teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here