MOSKË, 15 SHTATOR – Anijet luftarake ruse dhe kineze po kryejnë patrullim të përbashkët në Paqësor, përfshirë Detin Okhotsk, në Lindjen e Largët Ruse dhe po përgatiten të nisin stërvitje të përbashkëta. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës. “Anijet e flotës ruse dhe kineze do të kryejnë manovra taktike të përbashkëta duke përfshirë zjarr artilerie me municion të vërtetë dhe operacione mbështetëse të helikopterëve që do të ngrihen nga të njëjtat anije,” tha në një video zëvendëskomandanti i flotiljes Primorye, një rajon rus, në veriperëndim të Japonisë. Kjo është bërë e ditur nga agjencia Interfax.