Për të kontribuar në rritjen sociale dhe ekonomike të zonave të thella të Jugut, Italia ka vendosur të mbështesë projekte që risjellin zanatet dhe traditat e lashta, si edhe përfshijnë personat në pamundësi ekonomike dhe aftësi të kufizuara.
“Këto projekte na tregojnë diçka shumë të rëndësishme: se edhe vendet më të vogla, të largëta, të harruara në jugun tonë, shpesh të nënvlerësuara totalisht dhe të braktisura me ngurrim nga të rinjtë, kanë shumë për të ofruar nëse krijohen mundësitë e duhura”, deklaroi Carlo Borgomeo, President i Fondacionit CON IL SUD. “Zijet e lashta, traditat lokale, specifikat bujqësore dhe ushqimore të një territori mund të bëhen mundësi për shpengim ekonomik dhe social. Ato mund të jenë mundësi për kohezionin social dhe, për rrjedhojë, për rritje. Nga këtu mund të krijohet një rilindje e vërtetë për këto vende”.
Projektet do të lejojnë rikuperimin e zejeve dhe traditave të lashta që rrezikojnë të zhduken.