Sekuestrohet 2275 ton naftë kontrabandë në Durrës, vinte nga Libia

 

Sekuestrohen 2275 ton naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, ditën e sotme në kuadër të operacionit policor të koduar RING.  Mendohet se nafta vinte nga Libia me një anije çisternë.

Policia arrestoi kapitenin me iniciale Z.A dhe dy marinarë nga Libia, si edhe një Sirian.

Aktualisht nën hetim janë edhe 6 bashkëpunëtorë të tjerë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here