Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh i Violinës”

Hetem Qerimaj, “Mjeshtri i Madh” i violinës, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

“Te nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jete te babit tim te dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranofte ne parajse”, ka njoftuar djali i tij, Fatos Qerimaj.

Hetem Qerimaj, shumë i dashur për publikun shqiptar e trashëgoi artin e tij brez pas brezi. Janë 9 artistë nga tre breza të kësaj familjeje.

Violina është mikja që e ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës “Mjeshtrin e Madh”, Hetem Qerimaj. Artisti i njohur arriti që të sfidonte moshën duke qëndruar aktiv ne artin shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here