Shqipëria goditet sërish nga një sulm Kibernetik, kësaj rradhe në sistemin TIMS të Kakavijës, Kapshticës, Muriqanit dhe Hanit të Hotit. Për këtë arsye regjistrimi i udhëtarëve bëhet në mënyrë manuale.
Mendohet se sulmi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Sipas Kryeministrit Rama sulmi ka ndodhur nga të njëjtët agresore, pra nga Irani.
“Një tjetër sulm Kibernetik nga të njëjtët agresore është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS. Vazhdojmë për ditë punojmë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona dixhitale. Agresorët tanimë janë dënuar edhe nga vendet aleate me Shqipërinë. ” shprehet Rama.