Horoskopi Ditor E Shtunë 10 Shtator 2022

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Jeni shumë të interesuar për projekte të reja. Nuk do jetë ditë shumë e qëndrueshme dhe mund të keni përplasje të vazhdueshme. Shfrytëzoni fundjavën për pushim.

 

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Ju keni njëfarë racionaliteti që ju shtyn të merrni vendime të sakta. Për disa prej jush, ndryshime të rëndësishme janë në rrugë e sipër, si nga pikëpamja sentimentale ashtu edhe nga ajo profesionale.

 

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Jini të kujdesshëm në dashuri dhe në financa. Ikni punëve të rënda dhe bisedave të kota dhe pa fryte.

 

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Ju keni Saturnin kundër, do të tentojë t’ju fusë në telashe, por do të arrini t’ia dilni. Mos kini frikë. Për sa i përket punës, nuk jeni 100% të kënaqur, por pavarësisht kësaj do arrini rezultate të mira.

 

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Këtë periudhë ju jeni duke parë përreth dhe duke vlerësuar atë që ju rrethon në mënyrë më objektive dhe me kujdes. E keni kuptuar që diçka po ndryshon.

 

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Në orët në vijim do t’ju duhet të organizoni mirë angazhimet tuaja. Nëse dikush ju ka mashtruar ose ka përfituar nga ju, ndoshta do t’ju duhet të merrni masa ligjore deri në fund të vitit. Shikoni të ardhmen me optimizëm.

 

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Ju jeni nervoz këto ditë. Me siguri jeni duke pritur për të bërë gjëra të mëdha, ose keni nisur përvoja të reja pune që ju kanë bërë mjaft të shqetësuar.

 

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Është një periudhë shumë krijuese. Së shpejti do të mund të arrini suksese të vogla apo të mëdha. Edhe nga pikëpamja ekonomike, nëse bëni disa negociata në lidhje me një biznes, një lajm i mirë mund të vijë.

 

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ju keni forcë dhe vendosmëri të madhe. Jeni më të mbrojtur, edhe është më mirë të mos jeni kurrë shumë të shqetësuar. Nëse ka një rrugë të mesme, mos prisni të tjerët ta propozojnë, por lëvizni vetë.

 

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Herë pas here duhet të bëni një pushim dhe të gjeni pak qetësi. Përdoreni këtë fundjavë për të pushuar.

 

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Disa prej jush e kanë kokën në re. Nuk i keni arritur qëllimet tuaja, kjo do ju bëjë të ndiheni nervozë. Në dashuri mund të ketë tensione, qëndroni të qetë.

 

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Shmangni ndryshimet drastike dhe pranoni gjithashtu këshillat e një personi të besuar dhe me përvojë. Përkushtimi juaj po ju sjell qëllimet e dëshiruara.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here