Lindja e Virgjëreshës së Bekuar
nga Giotto, Padova, Itali (1305)
Lindja e Virgjëreshës së Bekuar, i referohet kësaj dite, 8 Shtator për lindjen e Marisë, nënës së Jezusit.
Në shkrimet Kristiane
Ungjilli i Jakobit, i cili morri formën e tij përfundimtare të shkruar në fillim të shekullit të dytë, përshkruan babain e Marisë, Joakim, si një anëtar të pasur të një prej Dymbëdhjetë fiseve të Izraelit. Ai dhe gruaja e tij Anna ishin thellësisht të pikëlluar nga mungesa e fëmijëve.
Rrëfimet e devotshme e vendosin vendlindjen e Virgjëreshës Mari në Sepforis, ku një bazilikë e shekullit të 5-të është gërmuar në vend. Disa tregime flasin për Nazaretin dhe të tjerë thonë se ishte në një shtëpi pranë Portës së Deleve në Jerusalem. Është e mundur që një njeri i pasur si Joakimi të kishte një shtëpi në Jude dhe Galile.
Në shkrimet islamike
Lindja e Marisë paraqitet në suren e tretë të Kuranit me referenca për babain e saj Imran, sipas të cilit kapitulli është emëruar, si dhe nënën e saj, Hannah. Hannah iu lut Zotit që t’ia plotësonte dëshirën për të pasur një fëmijë dhe u zotua, nëse lutja e saj pranohej, se fëmija i saj (i cili fillimisht mendoi se do të ishte mashkull) do t’i kushtohej shërbimit të Perëndisë (një paralele e drejtpërdrejtë si Ana e Testamentit të Vjetër, lindja e gjykatësit dhe profetit Samuel ndoqi një histori identike). Ajo u lut që fëmija i saj të mbetej i mbrojtur nga Shejtani dhe tradita muslimane shënon një hadith, i cili thotë se fëmijët e vetëm të lindur pa “prekjen e shejtanit”, ishin Maria dhe Jezusi.