Reforma zgjedhore mbetet pas sërish. Shtyhet 6 muaj Mandati i Komisionit, caktohen 5 ekspertë.

Mandati i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore do të shtyhet edhe 6 muaj të tjerë, deri më 10 mars 2023.

Vendimi u miratua sot në konsensus mes deputetëve socialistë dhe demokratë. Vendimi i miratuar në mbledhjen e sotme do t’i kalojë Kuvendit në seancën e ardhshme plenare për miratim.

Kur zgjedhjet lokale sa vijnë e më shumë afrohen, duket se Reforma Zgjedhore, nuk po ecën me ritmin e duhur, përkundrazi për çështjen zgjedhore në 6 muaj e fundit është mbajtur vetëm 1 mbledhje. Tani që partitë politike ranë dakord, me përfaqësuesit e tyre Eridian Salianji, Viktor Gumi, Indrit Sefa, Silva Caka dhe Arian Madhi, njëkohësisht ekspertë përkatës, mbetet për t’u parë ecuria.

“Në mbështetje të neneve 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores sëKuvendit, si dhe të pikës IX të Vendimit të Kuvendit nr. 12/2022 me propozimin e Bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore kërkohet që komisioni të shtyhet deri më 10 mars 2023.”

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here