Beteja e “Plakut” Kur Helenët dhe Egjiptianët flisnin shqip

Admirali Arvanitas Aleksandër Sakellariu rrëfente ngjarjen e mëposhtme, ashtu siç e kishte dëgjuar nga kapitenët Hidriotë dhe Speciotë të Flotës Detare Luftarake, e cila u zhvillua një natë para se të fillonte Beteja e “Plakut” midis Flotës Helene dhe asaj Egjyptiane në fund të Gushtit dhe fillim të Shtatorit 1824.

“Sapo ra muzgu, anijet helene dhe ato egjyptiane ishin aq afër sa që marinarët e njërës anë mund të dëgjonin bisedat e marinarëve të palës tjetër. Duke dëgjuar, pra, të habitur që të dy po flisnin arbërisht, mes tyre u zhvillua dialogu i mëposhtëm (në shqip):

– Çë jeni ju ore?

– Grek’. Jue (juve) çë jeni?

– Turk’.

– Po neve fliasëm një gliuhë.

– Do yemi ga një farë.

– Nani (tani) si e bëm ashtu?

– Ljëni si çë jan’ nani.

– Nestrë (Nesër), ata çë do rronjën do ken të thon’.

 

Shënim: Këtë ngjarje na e ka raportuar barba Thanasi Bethani nga Vilja e Atikës, siç e kishte dëgjuar vetë nga Admirali Sakellariu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here