Tërbim dhe zemërim ndaj delirimit seksist dhe mesjetar për përdhunimin dhe abortin.
Reagimet ndaj deklaratave të tmerrshme, seksiste, të stilit mesjetar të Mitropolitit të Dodonës Hrisostomos për përdhunimin dhe abortin po marrin formën e një orteku.
Me rastin e predikimit kundër abortit që pritet të lexohet këtë të diel në kishat e vendit, pas një vendimi të Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti Hrisostomos vazhdoi me një ndërhyrje delirante, ndërsa tashmë çështja do të prekë Drejtësinë pas padive nga shtatë gra ndaj mitropolitit.
“Nuk ka përdhunim pa pëlqim”
Kujtohet se Mitropoliti mëngjesin e së premtes duke folur për SKAI TV bëri komente të paimagjinueshme për çështjen e aborteve.
Siç tha ai është kundër abortit, edhe kur ka përdhunim. Madje, ai nuk ka hezituar të thotë se nuk ka përdhunim pa pëlqim. “Një grua nuk rri të përdhunohet pa e dashur”, tha ai duke zemëruar gazetarët, të cilët më kot u përpoqën t’i shpjegonin se çfarë do të thotë përdhunim.