Skadon afati i lënë nga artistët për rritjen e pagave, Margariti: “Artistët të angazhohen në format e duhura”

Data 31 Gusht i ishte lënë si afat i fundit Ministres së Kulturës, nga aktorët e Teatrit Kombëtar, për rritjen e pagave.

Si përgjigjje, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një deklaratë për Mediat ditën e sotme u shpreh se artistët duhen të lënë mënjanë egot personale e të mirëadresojnë kërkesat e tyre në kohën e duhur, pasi qeveria tashmë po përballet me krizën energjitike.

“Pas takimeve të dedikuara të drejtorëve të institucioneve të Kulturës me Ministrinë e Kulturës, e dimë që kjo është një problematikë e përbashkët. Patjetër do ta çojmë përpara dhe do kërkojmë që të jetë e mirëadresuar dhe në kohën e dukur. Sot qeveria shqiptare po punon fort për të përballuar edhe krizën energjitike, kështu që është një dinamizëm i gjallë dhe nuk mund të përballemi thjesht me ego personale çdokush prej nesh, duke vendosur afate përpara një shtëpie të madhe që është Qeveria.”

Gjthashtu ajo shprehet se si në Teatrin Eksperimental dhe në atë Kombëtar artistët duhet të angazhohen jo vetëm me pagën e qeverisë por edhe me projekte alternative:

“Artistët duhet të fillojnë të angazhohen në format e duhura, jo vetëm të një page të administratës, por edhe përfshirja në projekte të tjera. Janë aktorët të cilët mund të jenë të angazhuar në shumë më tepër projekte edhe jashtë institucionit, Teatri Kombëtar apo Eksperimental.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here