Në rikujtim të viktimave të zhdukjes së detyruar, ju sjellim këtë dokumentar ku familjarë rrëfejnë mbi zhdukjen e mbi 1600 personave gjatë konfliktit Kosovë-Serbi, të cilëve edhe sot rreth 20 vitesh, nuk u dihet as varri.
Më 30 gusht të cdo viti OKB-ja shënon Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjes me Forcë. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për numrin e rritur të zhdukjeve me forcë, ku të zhdukurit gjatë Luftës në Kosovë kanë lënë një plagë që nuk mbyllet kurrë.