A do i rikthejë Rama bastet?

Sipas burimeve ende të pa konfirmuara, Rama ka nisur një takim në Kryeministri për të diskutuar mbi vendimin që ai ka marrë paraprakisht për lejimin e basteve. Si duket i vetmi problem që Rama ka pasur ka qenë Elvis Martinaj, i cili është zhdukur. Kjo sepse, sipas gazetarit Artan Hoxha, Martinaj kishte krijuar monopolin e lojrave të fatit dhe përbënte kërcenim për qeverinë.

Vetëm pak ditë më pare, federatat sportive i kanë kërkuar qeverisë rikthimin e basteve sportive, ndonëse ato janë mbyllur që prej vitit 2018. Një pjesë e peticionit të federatave sportive është zbardhur, në të cilin thuhet se nuk kërkojnë rikthim të kazinove elektronike apo sallave të bingos. Ata propozojnë që të operojnë në treg vetëm operatorë ekonomikë të certifikuar, si edhe të vendoset një moshë limit për personat që do lejohen.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, është flamurtari i kësaj fushate, por që është mbështetur edhe nga presidentët e federatave të ndryshme sportive në vendin tonë.

“Nuk  po propozojmë hapjen e gjithë gamës së lojërave të fatit që përfshin dhe kazinotë elektronike apo sallave të bingos. Propozimi ynë përfshin transparencë fiskale totale, baste sportive online të rregulluara me ligi. Operatorë ekonomikë të certifikuar dhe përfshirjen e operatorëve globalë seriozë, si dhe vendosjen e limitit të moshës apo të një kufiri maksimal monetar.”

Arsyetimi ishte sipas tyre, fakti që kompanitë e basteve po gëlojnë në ‘errësirë’, duke mos paguar taksa, s’kanë të punësuar dhe nuk japin para për shtetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here