Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për një dorëheqje të mundshme nga ana e tij. Për Report TV ai është shprehur se nuk e ka ndërmarrë një akt të tillë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë as në ditët në vijim.
”Vendimi për dorëheqjen e Gledis Nano-s, do të zyrtarizohet të mërkurën”, është lajmi që mediat në vend kanë pretenduar këtë të hënë.
“Nuk e kam dhënë dorëheqjen. Nuk kam ndërmend të dorëhiqem”, raportohet të ketë thënë Gledis Nano.
Ai e mban këtë post që prej tetorit të vitit të kaluar, kur zëvendësoi paraardhësin Ardi Veliu.