Stuhi dhe breshër në Italinë e Jugut; akulli sa një kokërr arre

Stuhitë vazhdojnë në Italinë e Jugut, ku raportohet se breshër me kokrra akulli sa një arrë, kanë goditur disa zona.

Përmbytje dhe dëmtime ndodhën në Salento, dhe veçanërisht në Soleto, ku një stuhi e dhunshme breshëri goditi rreth mesditës me kokrra akulli të mëdha sa arra. Shqetësimi atmosferik ka zgjatur disa minuta dhe më pas i ka lënë vendin reshjeve të shiut. Ka pasur dëmtime në të mbjella, përmbytje dhe rënie të disa pemëve.

Më tej,  është ulur ndjeshëm qarkullimi hekurudhor dhe automobilistik ndërmjet Fasanos dhe Monopoli për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike që po prekin zonën dhe që kanë shkaktuar dëmtime në linjë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here