Nga Evanthi Pango
E morët vesh?
Ministri Bledi Çuci ka thënë se kush tenton të futet ilegalisht në Britani rrezikon 4 vjet burg. Pretendohet një dakordësi mes dy qeverive për të ndaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.
Biem dakord se anglezët janë shqetësuar shumë nga fakti që përqindjen më të madhe të emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve, e përbëjnë shqiptarët.
Biem dakord edhe që shqiptarët “bëkan namin” në Londër, ku qenkan kokat e krimit të organizuar, duke e marrë të mirëqënë nga hulumtimet e medias shqiptare e britanike.
Po mire, “ne” që ikim për hall bëkemi krim të rëndë e u dënokemi me 4 vjet heqje lirie!
Po këta që na bëjnë të ngrihemi e të hidhemi kamionëvet, nuk meritojnë heqje lirie?
Po këta që na bëjnë të “ngremë leckat” e të rrimë me valixhe në krah gjithë jetën, nuk meritojnë heqje lirie?
Po këta që po detyrojnë gjithë djemtë shqiptarë të mbyllen në “shtëpitë e barit” të Anglisë nuk meritojnë heqje lirie?
Po kur na detyrojnë dyfish, të ikim e të kthehemi pa dëshirë në Ferrin që këta vet ngritën, nuk meritojnë heqje lirie?
Po kur na detyrojnë trefish, të ikim, të kthehemi pa dëshirë, e të na heqin edhe lirinë, që duam ta fitojmë duke ikur, nuk meritojnë heqje lirie?
Jo, në fakt, këta nuk meritojnë vetëm heqje lirie…