Meta nga Jala për mbiemrin “Në çertifikatë e kam patur gjithmonë Metaj, ju mund të më thërrisni dhe Like po të doni”

Në një intervistë të drejtpërdrejtë të zhvilluar nga Kampingu në Jalë, i pyetur për çështjen e mbiemrit, Ilir Meta deklaroi se mbiemri i tij në gjendjen civile ka qenë gjithnjë Meta, pavarësisht se si njerëzit zgjedhin t’i thërrasin. I pyetur dhe për hetimet që kanë nisur nga SPAK, Meta u shpreh se tashmë dihet se SPAK  përdoret nga politika. Intervista e zhvilluar nga EuroNews gjendet e plotë më poshtë:

Bashkëshortja juaj ka publikuar certifikatën tuaj, pse keni përdorur mbiemrin Meta dhe jo Metaj?

Mendoj se kjo është një pyetje krejt pa kuptim sepse unë me certifikatë e kam të pandryshuar, gjithmonë Metaj. Për lehtësi dhe komunikim me publikun, kjo është çështje tjetër.

Po në formularin e deklarimit, Meta apo Metaj?

Nuk ka asnjë lidhje. Certifikata është bërë publike. Ish-LSI ja ka bërë gati të gjitha dosjet SPAK për të lehtësuar punën e tij.

Po formularin e deklarimit?

Kur të dojë SPAK mund ta shikoj, që nga çerdhja. Ne vazhdojmë të dërgojmë dokumente për aferën më të zezë të inceneratorëve, e 430 milionë eurove të paktën deri tani.

Kur jeni njohur me faktin që SPAK ka nisur hetimin?

Nuk kam asnjë njohuri të veçantë dhe asnjë lloj kurioziteti që ka nisur SPAK. Të gjithë jeni njohur me deklaratën e kreut të partisë-shtet për SPAK, për Ilir Metën, Sali Berishën, në Kongresin e partisë. Tani me opozitën përballë e kupton që ka dalë zbuluar.

Mendoni se SPAK po përdoret politikisht?

(Qesh)… nuk besoj se ka ndonjë njeri në Shqipëri që mendon ndryshe. Nëse ata do kishin bërë detyrat, situata do të ishte ndryshe. Shqipëria nuk do ishte në krye të rankimit për krimin, korrupsionit.

Si keni firmosur, Meta apo Metaj?

Unë kam qenë dhe jam gjithmonë Ilir Meta, në raport me çështjet që kanë të bëjnë me çështjet civile. Mund të më thërrasin dhe Like pastaj, mua nuk më mbetet qejfi.

Pse nuk e keni kallëzuar gazetën austriake?

Kjo gjë mu vlerësua joproduktive nga disa nga kompanitë e mediave kryesore që merren me shpifjet në Vjenë apo Austri. Dëmshpërblimi do ishte modest dhe shpenzimet ishin të larta dhe për efekt të transparencës, nuk ja vlente 300 euro/ora për një studio ligjore. Gazeta vetëm ka prodhuar shpifje. Edhe personi që ka bërë kallëzimin, të shikonin në TIMS, ai ka qenë shpesh në Vjenë.

Çfarë do të ndodhë në shtator?

Ajo që ka filluar të ndodhë është e qartë, një rizgjim i shpresave, një aktivizim i qytetarëve për të fituar ato që kanë humbur. Jo vetëm për shkak të një qeverie antikombëtare që ka përzënë afro 700 mijë qytetarë, por është dhe një energji e re për të vendosur shtetin në shinat kushtetuese.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here