Tmerr/ Dhjetra qytetarë bllokohen në tunelin e Lamanshit (Video)

Dhjetra njerëz mbetën të bllokuar për orë të tëra në tunelin nënujor të EuroKanalit pasi një tren u prish gjatë rrugës nga Calais, Francë për në Folkestone, Britani. Pasagjerët në fjalë që ecnin përgjatë një tuneli të posaçëm emergjence u hipën përfundimisht në një tren rezervë dhe arritën të mbërrinin në stacionin Folkestone në Kent me një vonesë të gjatë.

“Tuneli i urgjencës ishte i tmerrshëm,” tha një pasagjer 37-vjeçar, duke shtuar: “Ishte si një film fatkeqësie. Thjesht po ecnim në humnerë pa e ditur se çfarë po ndodhte. Ishte një grua që qante në tunel, një grua tjetër pati një atak paniku”.

Një pasagjer tjetër raportoi se “shumë njerëz po çmendeshin […] ne kishim ngecur atje për të paktën pesë orë”.

Siç u bë e ditur, problemi në trenin që transportonte njerëz nuk ishte një defekt i rëndë teknik, por se alarmet e tij nuk funksionuan, me pasojë të nevojiten hetime për shkaqet.

Vihet re se pjesa nënujore e tunelit të Manshit që lidh Francën me Britaninë konsiderohet më e gjata në botë me një gjatësi prej 37.6 kilometrash.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here