Granit Xhaka nën hetim për lidhje me Mafien Shqiptare

Premier League ka nisur dhe përveç pritshmërisë që gjenerojnë emrat e rinj në ligën angleze, ka nisur edhe një hetim që komprometon një nga yjet e kampionatit. Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli po heton mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka për një aferë të dyshimtë që ndodhi gjatë ndeshjes Leeds-Arsenal (1-4) nga sezoni i kaluar. Xhakës iu desh shumë kohë për të ekzekutuar një goditje dënimi në momentet e fundit të ndeshjes dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Sipas Daily Mail, zyrtarët e zbatimit të ligjit “po analizojnë një komplot të supozuar që përfshin mafien shqiptare dhe një ish-futbollist profesionist i cili është dënuar për trukim ndeshjesh”. Rreth 52,000 paund (më shumë se 60,000 euro) u vunë bast në atë ndeshje që mesfushori i Arsenalit do të ndëshkohej në dhjetë minutat e fundit, siç ndodhi.

Dikush luajti 250,000 paund (pothuajse 300,000 euro), duke gjeneruar fitime që kanë ndezur këmbana alarmi në futbollin anglez dhe në agjencitë e basteve pasi kjo është një shumë kaq e pazakontë.

Në videon e mëposhtme shihet qartë vonesa e qëllimshme nga Granit Xhaka.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here