Lajm i fundit/ Vorë: Mendohet se është gjetur trupi i Ervis Martinajt i copëtuar

Sipas burimeve konfidenciale të Albanian Post pranë hetuesisë, trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë.

Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga një person i afërt nga banesa (fortesa) e tij, i cili e ka çuar drejt grupeve rivale.

Ajo banesë në Fushë-Kuqe, njihej edhe si vendi më i sigurt ku Martinaj strehohej dhe të afërmit, shpesh, e kanë quajtur edhe kështjella e familjes Martinaj.

Pikërisht prej dorës së tyre, mund të ketë ardhur edhe vrasja e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.

Vendi ku ngjarja ka ndodhur është pranë Vorës.

Ndërkaq, detaje të tjera më specifike rreth ngjarjes, pritet të zbardhen nga organet hetimore, për çështjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here