Berisha: “Pasaporta e artë, thirrje për narkotrafikatët e botës”

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme Sali Berisha mbajti qëndrim zyrtar mbi vendimin  e qeverisë për Pasaportat e Arta, ku u shpreh se ky vendim mbështet bandat dhe krimin e organizuar. Ai u shpreh se Partia Demokratike do të ketë zero tolerancë ndaj krimit, ndërkohë që shteti inkurajon hapur bandat.

Gjithashtu, Berisha tha se përmes këtij ligji, Rama synon të pengojë ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian.

“Pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje: “narko-trafikantë dhe kriminelë të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës bashkohuni në Shqipëri”. PD deklaron se pas nisjes për legalizimin e kanabisit, ligjin për amnistinë fiskale, legalizimin e parave të krimit që hyjnë nga jashtë, pasaporta e artë është mekanizmi i tretë e i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës trafiqeve dhe krimit rajonal evropian dhe botëror. Pasaporta e artë, në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri dhe vende për të thithur investime të huaja. Kurse pasaporta e artë në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, Shqipëri, është kanal i zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të pashpirtë të rajonit, Evropës e botës në Shqipëri, një kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat monumente nacionaliste korruptive si i ka quajtur shtypi ndërkombëtar në Tiranë po shkatërron pamjen, urbanistikën trafikun e mjedisin e saj”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here