Kjo pamje e mrekullueshme ndodhet në Gjirin e Brilantit, në Sarandë. Deri vjet ishte thjesht një plazh shumë i vogël dhe i virgjër. Por s’mund të themi të njëjtën gjë këtë vit, ndërkohë që terreni duket që është i sapoprekur dhe rruga sapo është hapur, sigurisht jo e shtruar, plazhi poshtë është pushtuar me shazlongë. Aq i vogël dhe aq i zënë. Duket sikur po i merret fryma, raporton gazetari i Trakt.al
Zaptimi i plazheve në sezonin e verës po bëhet një nga shqetësimet më të mëdha që lidhet me shfrytëzimin e pasurive natyrore të vendit, në rastin konkret me zaptimin e hapësirave publike me qëllim shfrytëzimin.