Stafi i Trakt.al ishte mbrëmjen e Shën Mërisë, në fshatin Kostar të Finiqit, ku dokumenton traditën vendase të çdo 15 Gushti, të panairit të fshatit, që përfshin bankete e valle epirote.
Manastiri i Kostarit, i cili e ka marrë emrin nga fshati, ndodhet në rrugën Sarandë-Gjirokastër dhe daton nga shekulli XIII. Kisha e Shën Mërisë së Kostarit ngrihet në anën lindore të qytetit antik të Finiqit dhe ndodhet brenda një shpelle në malin Kostar. Pjesa veriperëndimore u ndërtua për herë të parë në 1332 dhe, më vonë, në vitet 1690-1770 u unifikua me pjesën tjetër. I eshtë kushtuar Shën Marisë dhe 15 gushti është dita e festimit, duke e kthyer atë në një pelegrinazh të mrekullueshëm rajonal!
Duke u gdhendur në shkëmb, manastiri mbart një vlerë të madhe dhe të rrallë historike; Kjo ndodh sepse ndër të tjera, gjatë okupimit osman, funksiononte si një shkollë sekrete, mësuesi i saj i fundit ishte Pilo Papa.
Duket se tradita e panairit për festën e Shën Mërisë, vazhdon çdo 15 Gusht në fshatrat Epirote.