Addison Rae “linçohet” për bikinin “blasfemues” me tematikë fetare: “Fyes ndaj Jezusit”

Ylli i TikTok Addison Rae është nën presion pasi pozoi me “Holy Trinity Bikini” në rrjetet sociale.

Rae, 21 vjeç, ka shpërndarë një foto të saj e veshur me një “Holy Trinity Bikini”, nga marka Praying, e krijuar në bashkëpunim me Adidas.

Fotoja, e cila që atëherë është fshirë, tregon personazhin e famshëm të rrjeteve sociale duke veshur bikinin e bardhë 100 dollarësh me një mesazh fetar, ku në secilën anë të gjoksit ka fjalët “Ati” dhe “Biri”, ndërsa në mbathjet joshëse shkruhet “Shpirti i Shenjtë”.

Ndërkohë, javën e kaluar Christina Aguilera kishte veshur një version të së njëjtës marke bikini me fjalët fetare të shkruara në frëngjisht: “Père”, “Fils” dhe “Esprit Saint”.

Në postimin e yllit të pop-it në rrjetet sociale ajo e pëtshkruante atë si… “Një përvojë fetare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here