Alarm në Ballkan: “Të armatosësh” Beograd – Prishtinë (Videot që tregojnë prag lufte)

“Zjarr” në Ballkan dhe më konkretisht mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e ndryshimit të targave.

Sirenat e alarmit kanë ushtuar në mesditë në qendër të Mitrovicës Veriore të Kosovës, e cila është e banuar me serbë. Në të njëjtën kohë, në rrugë dëgjohen edhe të shtëna armësh.

Sirenat filluan të bien rreth orës 12 të së dielës dhe u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë larg dritareve.

Banorët tashmë po ndërtojnë barrikada në lokacionin Rudare, në magjistralen Prishtinë-Leposlaviq dhe afër qytetit të Zveçanit rrugët janë të bllokuara.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në deklaratën e tij i bëri thirrje Prishtinës dhe fuqive perëndimore që të shmangin konfliktin, duke deklaruar megjithatë se do të përdorin forcën nëse serbët persekutohen.

“Apeli im për të gjithë është që të përpiqemi të ruajmë paqen pothuajse me çdo kusht. Kërkoj që shqiptarët të vijnë në vete, serbët të mos iu nënshtrohen provokimeve, por gjithashtu kërkoj nga përfaqësuesit e vendeve të fuqishme dhe të mëdha, që kanë njohur të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës, t’i kushtojnë vëmendje të drejtës ndërkombëtare dhe realitetit në terren dhe të mos lejojnë të mbrojturit e tyre të shkaktojnë konflikte”, tha presidenti serb.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here