SHBA “fton” refugjatë afganë nga Shqipëria.

Plani është që 350 deri në 1000 refugjatë afganë që jetojnë aktualisht në Shqipëri të zhvendosen në St. Louis të SHBA.

Që kur Kabuli ra në duart e Talebanëve në gusht 2021, St. Louis ka hapur krahët për mbi 600 refugjatë afganë.

Të hënën në mëngjes, nisi një tjetër shtysë për të mirëpritur qindra të tjerë. Këtë herë, refugjatët afganë do të vijnë nga një vend i Ballkanit, Shqipëria.

Kryetarja e Bashkisë Tishaura Joney është duke u bashkuar me Institutin Ndërkombëtar dhe Projektin e Shpëtimit Afgan në Aeroportin Ndërkombëtar Lambert për të folur rreth propozimit.

Ndërkohë, qindra refugjatë afganë që janë shpërngulur në St. Louis gjatë 10 muajve të fundit kanë pasur nevojë për mbështetje serioze.

Pak më shumë se një javë më parë, Instituti Ndërkombëtar ndihmoi 35 familje duke u dhënë telefona celularë, tableta me opsione të shumta gjuhësore dhe një plan interneti dyvjeçar falas. Familjet mund ta përdorin këtë teknologji për t’u lidhur me të dashurit e tyre dhe për punë dhe shkollë.

Presidenti i institutit, Arrey Obenson, tha se gjithçka ka të bëjë me ndihmën ndaj familjeve refugjate që të ndërtojnë themele të qëndrueshme për një jetë të re.

Instituti Ndërkombëtar po ndihmon refugjatët afganë me një fond strehimi, qendër komunitare, programe pune etj.

Kongresmenja Cori Bush dhe ekzekutivi i kontesë St. Louis, Sam Page do i bashkohen nismës së kryebashkiakes të St. Louis.

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here