Qytetërime prehistorike: “Artefakte jashtëtokësore që dëshmojnë teknologji të avancuar” “Muri 400.000 vjeçar i Teksasit?”

 

Në vitin 1852, në atë që tani njihet si Rockwall Co., Teksas,  duke gërmuar një pus fermerët zbuluan atë që dukej të ishte një mur i lashtë shkëmbor. Vlerësohet të jetë rreth 200,000 deri në 400,000 vjet i vjetër, disa thonë se është një formacion natyror, ndërsa të tjerë thonë se është qartësisht i krijuar nga njeriu.

Dr. John Geissman në Universitetin e Teksasit në Dallas testoi shkëmbinjtë si pjesë e një dokumentari të History Channel. Ai zbuloi se të gjithë ishin magnetizuar në të njëjtën mënyrë, duke sugjeruar se ishin formuar aty ku janë dhe nuk u zhvendosën në atë vend nga diku tjetër. Por disa mbeten të pakënaqur nga ky test i vetëm i shfaqjes televizive dhe kërkojnë studime të mëtejshme.

Gjeologu James Shelton dhe arkitekti i trajnuar në Harvard, John Lindsey, kanë vënë re elemente që duket se janë të dizajnit arkitektonik, duke përfshirë harqe, portalet me xhama dhe hapje katrore që ngjajnë me dritare.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here