Hëna e plotë e korrikut – ose Super Hëna – do të kalojë në qiellin e Tokës të mërkurën, më 13 korrik. Hëna do të arrijë kulmin e saj rreth orës 20:38 të mërkurën, por nuk ndalet këtu; Hëna do të shfaqet e ndritshme dhe e plotë të martën dhe të enjten në mbrëmje (12 & 14 korrik).
Vëzhguesit e zjarrtë të qiellit mund të vërejnë se hëna duket edhe më e madhe dhe më e ndritshme se normalja. Kjo për shkak se, për muajin e tretë me radhë, hëna e plotë do të lindë si një superhënë – ose një hënë e plotë që ndodh ndërsa hëna është rreth ose në pikën e saj më të afërt me Tokën, e njohur gjithashtu si perigjeu e saj. Këtë muaj, hëna arrin në perigjeun rreth orës 11:00 më 13 korrik, vetëm 10 orë para lindjes së hënës së plotë.
Sipas NASA-s, hëna e plotë e korrikut njihet edhe si Thunder Moon, për shkak të stuhive të shpeshta që godasin në fillim të verës.
Hëna e plotë ndodh rreth një herë në muaj kur DIielli, Toka dhe Hëna rreshtohen në një vijë të padukshme 180 gradë. Orbita e Hënës është rreth 5 gradë e ndryshme nga ajo e Tokës, kështu që zakonisht është pak më e lartë ose më e ulët se hija e Tokës, duke mundësuar që rrezet e diellit të ndriçojnë anën që është përballë Tokës.